Marko Caka është një actor shqiptar i cili gjithmonë e më tepër po gjen hapsirë në kinematografinë ndërkombëtare. Prej vitesh i vendosur në SHBA, Marko së shpejti do të shfaqet në një prodhim të Netflix. Ai do të luajë krahë emrave të njohur si Leonardo Di Caprio dhe Ariana Grande.
“Tek ky film kam dhënë një audicion, ishin kohët që filluan të hapeshin kamerat e filmave të mëdhenj, mu kërkua një rol i reporterit dhe unë dhashë një audicion dhe pas disa javëve mora një përgjigje pozitive, për të marrë pjesë në këtë film,” është shprehur ai.