Pas emërimit të Andis Sallës në detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ja kujt ja beson PS drejtimin e Bashkisë Cërrik. Emri

Pas emërimit të Andis Sallës në detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Partia Socialiste ka vendosur t’i besojë drejtimin e Bashkisë Cërrik Florenc Dokës.

Florenc Doka, një emër i njohur në qarkun e Elbasanit për angazhimin e tij në strukturat socialiste dhe kontributin në zhvillimin lokal, pritet të jetë kandidati zyrtar i PS-së për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale në Cërrik.

Burime nga strukturat e PS-së bëjnë me dije se vendimi është pritur pozitivisht në bazën socialiste të zonës, duke e konsideruar Dokën si një figurë të aftë, me eksperiencë dhe të afërt me komunitetin.

Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për qarkun e Elbasanit, ku ndryshimet në drejtim synojnë forcimin e qeverisjes vendore dhe përfaqësimin me figura të reja energjike e me vizion zhvillimor.