Cërrik/ Çmontohet këndi i lojrave në qendër të qytetit. Bashkia njofton se…

Bashkia Cërrik njofton të gjithë prindërit dhe qytetarët se këndi i lojrave në ambientet e jashtme, në qendër të qytetit, do të çmontohet për shkak të dëmtimeve të pashmangshme nga përdorimi i gjatë ndër vite.

Gjatë kësaj periudhe do të kryhet edhe sistemimi i pemëve përreth, të cilat paraqesin rrezik në hapësirën ku është vendosur këndi. Autoritetet u bëjnë apel prindërve që të tregojnë kujdes të shtuar me fëmijët dhe të shmangin përdorimin e zonës deri në një njoftim të dytë.

Bashkia bën të ditur se pas përfundimit të punimeve, qytetarët dhe veçanërisht fëmijët do të mirëpriten me një surprizë të bukur që do të risjellë gjallërinë në këtë hapësirë publike.