Zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Elbasan. Kërkohet ndërhyrja nga ajri

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në fshatin Gur i Zi në Elbasan. Terreni e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete të zjarrfikësve. Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Banorë të zonës kanë ardhur në ndihmë gjithashtu, por sipërfaqja e zjarrit sa vjen dhe zgjerohet.

Kërkohet ndërhyrja nga ajri.