Vite e vite vonesa për një gjyq të thjeshtë/ Gjykata e Elbasanit, vetëm 5 gjyqtarë me kohë të plotë

Gjykatës së Elbasanit i mungojnë gjyqtarët. Vetëm 5 gjyqtarë kryejnë shërbimin me kohë të plotë në këtë institucion duke bërë që numri i çështjeve të mbetura për çdo gjyqtar të jetë mbi 50% e mesatares kombëtare me rreth 600 dosje për gjyqtar.

Mungesa e burimeve njerëzore ka bërë që shërbimet për qytetarët të vonohen me vite qoftë edhe çështje të thjeshta si zgjidhjet e martesës, apo çelja e trashëgimisë.

Reforma e re e hartës gjyqësore propozon një rritje me 20 gjyqtarë në Elbasan, por deri kur kjo të konkretizohet mijëra qytetarë po privohen nga e drejta e tyre e aksesit në drejtësi.