Vijojnë arrestimet nga policia e Elbasanit! Bien në pranga dy persona. Ja për çfarë akuzohen

DVP Elbasan Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. I., 23 vjeç dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Gj. K., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë shoqërimit në Komisariat, të drejtuesit të mjetit, shtetasit Gj. K., për shkelje të Kodit Rrugor, janë kundërshtuar nga 23-vjeçari K. I., i cili ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë që të kryejnë detyrën. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. D., 19 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -S. C., 53 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular; -J. B., 54 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, pasi kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit; -G. H., 51 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me grushte, në kokë, për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. H.; -M. R., 60 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. G., se shtetasi M. R. i ka pushtuar një pjesë toke përpara banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Nje koment

  1. Pingback: 1antibody