VIDEO- Operacioni i solidaritetit në Elbasan, shpërndahen 120 pako me ushqime

/Bashkia e Elbasanit po vijon me operacionin e solidaritetit ku familjeve në nevojë, pensionistëve dhe të moshuarve të vetmuar po u shpërndahen pako me ushqime.

‘Vijon operacioni i solidaritetit për të gjithë ata që kanë realisht nevojë. Mirë virus e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullin, po s’të as 7X7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë. Duhet vetëm durim sepse askush nuk do të mbetet pa ndihmë. Asnjë pensionist i vetmuar apo familje në nevojë nuk do të mbetet pa ndihmat bazë deri në fund”, -thotë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka kryesuar grupin e shpërndarjes së ndihmave ndërsa ka theksuar se institucioni që ai drejton, do t”i vijë në ndihmë çdo familje në nevojë për të përballuar këtë situatë të krijuar prej COVID-19.

‘Bashkia e Elbasanit po u vjen në ndihmë të gjithë komunitetit, atyre që kanë nevojë. Dje shpërndamë pako në zonën e një grupi vunerabël. Sot jemi pranë komunitetin rom. Po shpërndajmë pako ushqimore për 120 familje. Gjithashtu, paralelisht po shpërndahen ndihma ushqimore për familjet në nevojë në njësinë administrative Papërr. Do të fillojmë shpërndarjen e ndihmave edhe në njësitë në zonat malore të Elbasanit. Bashkia e Elbasanit ka ngritur grupet e patronazhimit në të gjithë territorin, në të gjithë njësitë. Në fshatra janë kryepleqtë e fshatrave ndërsa në qytet njësitë e administrative bashkë me grupet vullnetare të bashkisë të cilët po u vijnë në ndihmë të gjithë të moshuarve që nuk duhet të dalin nga shtëpitë këto ditë’.

Llatja thotë se paralelisht, bashkia e Elbasanit ka vijuar me dezinfektimin e rrugëve kryesore.

“Bashkia e Elbasanit paralelisht ka vazhduar me dezinfektimin e rrugëve dhe të lagjeve të brendshme. Kanë bërë dezinfektimet në qendrat e njësive administrative. Është e gjithë bashkia e angazhuar, kush në terren, kush nga shtëpia për të përballuar këtë situatë të krijuar.

Ai i bën apel qytetarëve që të qëndrojnë pranë banesave të tyre.

“Dua t”i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi, të mos dalin jashtë dhe për çfarë do lloj gjeje të marri dhe të komunikojnë me kryetarët e njësive administrative, me personat që I kanë shkuar për të bërë patronazhimin apo me numrat e vëna në dispozicion nga bashkia e Elbasanit’, apeloi ai.  z.tosku/