Vetëm pak ditë pas nisjes së programit, sëmuret një nga konkurrentet e “Big Brother VIP”

Fifi është një prej banoreve konkurrente të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, e cila ka shfaqur shqetësime me shëndetin vetëm pak ditë pasi është bërë pjesë e emisionit. Konkurrentja pati shqetësime në stomak pas ushqimit që konsumoi, ndërsa banorët e tjerë janë treguar menjëherë të gatshëm për ta ndihmuar.

Kjo situatë u përjetua mjaft keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot.

“Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”, tha këngëtarja. “Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”, iu përgjigj Arjola Demiri.