Vendimi i ri i Greqisë; Shtyhet sërish afati, ja deri kur fqinjët do të mbajnë mbyllur kufirin me Shqipërinë

Greqia ka shtyrë përsëri afatin për të mbajtur mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, do të vijojnë të jenë në fuqi deri më 25 tetor. Kalimi i kufirit do të jetë i lejueshëm për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë ndërsa mbetet në fuqi vendimi për ndalimin e udhëtimit për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi gjithashtu, masa e testit negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit e plotësimi i formularit online, ndërsa doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit çdo ditë.

Numri i personave që do të lejohet të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës do të jetë 750 persona dhe 300 nga pika kufitare e Kapshticës. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.