Vazhdon askioni i policisë në Elbasan, në 24 orët e fundit 5 të arrestuar dhe…Ja për çfarë akuzohen

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë për veprat të ndryshme penale.

NJOFTIMI POLICISE

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan , u arrestuan në flagrancë shtetasit : B.B., 24 vjeç, banues në Librazhd, arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe F.Z., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale, ” Moskallëzim krimi”, shtetasi B.H., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Nga Policia Rrugore e Elbasanit vijojnë kontrolle të pandërprera, në të gjitha akset rrugore , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Si rezultat i këtyre kontrolleve , nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh.L., 67 vjeç, banues në Elbasan, R.B., 20 vjeç, banues në Gramsh, dhe E.D., 55 vjeç, banues në Gramsh. Arrestimet e këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Në kuadër të parandalimit të prerjes së paligjshme të pyjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi: D.Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan, pasi në fshatin Kusarth, Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë duke transportuar 2 m3 dru zjarri.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.