Vajza e madhe e Mark Frrokut mungoi në dasmën e tij me Rudinën; reagojnë keq ndjekësit!

Në ditën e parë të këtij muaji, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë madhështore. E në mesin e qindra të ftuarve mesa duket një person shumë i rëndësishëm paska munguar. Bëhet fjalë për vajzën e madhe të Mark Frrokut, e cila nuk u pa as në ceremoninë e kishës, ku numri i të ftuarve ishte i vogël, dhe as në dasmën e madhe.

Së fundmi, Rudina ka publikuar 3 fotografi nga dita e dasmës në rrjetin e saj social Instagram, me vajzën e saj, vajzën e dytë të Frrokut dhe djalin e tij. Të menjëhershme kanë qenë komentet nga ndjekësit, të cilët pyesnin për vajzën e madhe të Markut Marën. Rudina i është përgjigjur, duke sqaruar se ajo ndodhet në Amerikë, ndaj nuk ishte në dasmë.

“Pse mungon vajza e madhe e Markut në postimet e tua”, e pyet një nga ndjekësit, “Nuk do të jetë publike”, është përgjigjur aktorja.  Ndërsa një tjetër shkruan, “As në dasmë nuk ishte Mara, dhe në status tani e shtove. Si e shpjegon????!”, “Është në Amerikë shpirti. Ti hëngsha pikëpyetjet”, ka sqaruar Rudina.

Ndwrkohë disa komente të tjera kanë qenë shumë të ashpra, ndaj Rudina është detyruar t’i fshijë, “Normale si mund të vinte Mara të shihte të atin duke kërcyer sikur po martohej për herë të parë, ndërkohë shpirti i nënës së saj po tretej n’dhe, bëre një dasmë për… tënde dhe erdhën njerëz kot jo se të vlerësojnë”.

Por të shumtë kanë qenë edhe ata që e kanë mbështetur Rudinën, duke e vlerësuar gjithë dashurinë që ajo tregon për fëmijët e Markut! /bordo.al