Vaji mbetet pa shitur në Bishqem/ Fermerët: Nuk po e shesim dot as me 400 lekë litrin

Qindra tonë vaj ulliri në zonën e Bishqemit në Peqin ka mbetur pa u shitur.

Pavarësisht kostos së punëtorëve, plehërimeve dhe prodhimit të vajit, fermerët nuk mund ta shesin as me 400 lekë.

Edhe pse e kanë realizuar tashmë ciklin e mbyllur, ashtu siç u është kërkuar, me licencimin dhe etiketimin, kanë gjetur edhe treg ndërkombëtar, fermerët i penalizon taksa e zhdoganimit e cila sipas tyre është 2 euro për litër vaji.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet, shkëputjet e shpeshta të energjisë elektrike po lënë përgjysmë prodhimin e vajit duke dëmtuar edhe pajisjet e fabrikave.