Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AADF

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AADF në Programin Research Expertise from the Academic Diaspora READ.

Ne takim moren pjese kryetari i BoT AADF, z. Michael D. Granoff, bashkëpunëtorët e AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, anëtarë nga Këshillat Këshillimor të Programit READ, si dhe përfaqësues nga Institucionet e Arsimit të Lartë në të gjithë vendin.

AADF, synon të sjelli deri në 100 studiues të Diasporës Shqiptare për të punuar me institucionet e Arsimit të lartë në Shqipëri, në projekte kërkimore bashkëpunuese, doktoratë, supervizim, zhvillim i kurrikulës dhe bashkë-mësimdhënie.