“Ulërima nga dhimbjet, mungesë frymëmarrjeje”, pacienti me Covid-19 tregon ditët e vështira tek “Infektivi”. “Në javën e parë, ѵuajta shumë…”

Edmond Mara është një qytetar, i cili ka fituar betejën me COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka treguar se pasi u infektua me koronavirus, ka vuajtur shumë. Mara rrëfen se ditët e para të infektimit kishte temperaturë, dhimbje, diarre dhe humbje të ekulibrit. Menjëherë ai u shtrua në spitalin Infektiv, ku u kurua për disa ditë. Gjatë qëndrimit në spital ai ka parë se të infektuarit luƒtonin me jetën, madje disa prej tyre ulërinin edhe nga ɗhimbjet.

Mara shprehet më tej se nga konspiracionet idiote dhe lajme jo të vërteta po dëmtohen jetë njerëzish. Ai bën thirrje të gjithëve që të ruajnë veten nga virusi dhe të mos e neglizhojnë atë në asnjë moment.

Statusi i plotë: Miremengjes te gjitheve! Ne vazhdim te nje statusi me pare, meqenese ndava me ju problemin tim shendetsor, me lejoni te vazhdoj njoftimin si me poshte. Dje, analizat dolen negative, pra une jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do te thote qe tashme jam njeri negativ. Si rezultat une lashe spitalin dhe jam ne shtepi duke ndjekur fazen e dyte te semundjes, pra luƒtes me pasojat etj etj.

Tani me lejoni te shkruaj dy fjale per bashkeshoqeruesit e semundjes sime. Une si natyre kam shume besim tek mjekesia dhe qe ne momentin e pare te njoftimint ju nenshtrova totalisht mendimit te mjekeve dhe shkences. E vertete qe ndjeva ƒrike sepse mu duk nje mister dhe eshte, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Ne javen e pare, ѵuajta shume ne shtepi, me temperature te larte, ɗhimbje kudo, neveri per gjithcka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vertetoi qe isha pozitiv.

Atehere, vendosa te drejtohem spitalit te specializuar, infektivit ku edhe u trajtova menjehere mire. Me besoni, qe personeli atje, qe lufton dhe i sherben pacienteve jane te jashtezakonshem dhe shume prej tyre dhe heronj. Ata jane tamam ne front te pare, perballen me lloj lloj formash te semundjes.

Kam pare atje siptoma e cfaqje te semundjes ne forma nga me te cuditshmet, ulerima nga dhimbjet, mungesa e frymemarrjes e tmerrshme, kollera qe te mbysnin, kollera qe nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollerash etj etj pa folur per reanimacionin qe se pashe.

Personeli vraponte, ne vape, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse te shkretet kishin humbur ndjeshmerin me nga 2 -3 pale doreza. Kush jane keta? Njerez e profesioniste te thjeshte e perkushtushtuar, pa show mediatik, pa shume fjale per ju por shume fjale te mira per ne pacientet pavaresisht nga e kush ishim.

Bravo Doktoreshe Najada Como, dite nate ne pune, bravo doktoret e tjere, Kalo, Mira etj etj qe nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermieret te reja, te rinj e te vjeter, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj qe te me falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitaret, bravo personeli tjeter mbeshtetes etj etj.

Po shkruaj gjate e i permend se dua te jem mirenjohes e ndoshta do lidhem ndonje dite me ndonje media qe te pasqyrojne realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” qe demtojne totalisht imazhin, por jo vetem. Duke perdorur lajme jo te verteta, konspiracione idiotesh pa shkolle dhe njohuri, ju media fiton leke e dime, por demtoni jete njerezish.

Kujdes, jane me qindra miq e shoke te mi edhe pse te shkolluar mire vene ne dyshim semundjen, pasojat dhe demin qe vazhdon te shkaktoje, bejne njerezit te ѵuajne pse, per pese leke me shume qe po ju them nuk jane te pista por te qelbeta. Me falni se e zgjata shume por e ndjeva per detyre te ndaj me ju eksperiencen time qe fatmiresisht tashme rezultoi me sukses e une jam jashte, por me merakun per ju duke ju sugjeruar: – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!