U shpall zonë e gjelbër i pari, Librazhdi sot në panik. Ja si u infektua me Covid-19 tregtari, para dy javësh…

Në qytetin e Librazhdit, i cili ishte ndër të parët që u shpall zonë e gjelbër është rikthyer sot fŕika dhe pániku tek qytetarët për koronavisurin. Kjo pasi një tregtar këpucësh ka rezultuar pozitiv. Siç konfirmon gazetarja e Panorama, 53-vjeçari është rasti i parë i identifikuar me Covid-19 në bashkinë e Librazhdit dhe ai ka shfaqur që prej dy javësh me probleme me frymëmarrjen.

Tregtari ishte shtruar edhe në spitalin e qytetit dhe pas tamponit dy javë më parë kishte rezultuar negativ. Por pak ditë më parë gjendja e tij është rënduar dhe duke qenë se vuante edhe nga mushkëritë, është paraqitur sërish në spital.

Pas testit rezultoi që tregtari ishte infektuar me Covid. Dyshohet që ai të jetë infektuar në Tiranë për shkak se ka ardhur të bëjë furnizime me këpucë për dyqanin.

Mësohet se janë marrë tamponë tek punonjësit e spitalit të Librazhdit dhe të afërmit me të cilët tregtari ka pasur më shumë kontakt.