U njohën që studentë, Timo Flloko e tregon hapur sekretin e martesës së lumtur me Vera Grabockën: Ajo s’ka asnjëherë…

Historia e tyre e dashurisë nisi në korridoret e Akademisë së Arteve, për t’u shndërruar më pas në veprën e tyre të artit që bëri dhe vazhdon të bëjë bashkë edhe pas kaq vitesh Timo Fllokon dhe Vera Grabockën. Aktori i mirënjohur dhe regjizorja e suksesshme janë dy personazhë mjaft të njohur për publikun shqiptar, të cilët pas kaq vitesh arritje në skenë, vazhdojnë të triumfojnë edhe me dashurinë e tyre në jetë.

Aktori ndau me publikun dhe momente të jetës së tij personale, sidomos në raportin që ka me bashkëshorten e tij, regjisoren Vera Grabocka, duke zbuluar kështu edhe një s ekret të historisë së tyre të dashurisë. “Verës ia dëgjoj gjithmonë mendimin.

Ajo nuk gabon, ajo di të thotë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Për mua ka shumë rëndësi opinioni i saj. Është e para që lexon poezitë e mia, kritikja, por edhe mbështetësja ime më e madhe pa të cilën nuk do të isha ky që jam.”-u shpreh aktori.’