U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Moderatori Ardit Gjebrea njoftoi 2 javë më parë se ishte infektuar me COVID dhe për këtë arsye emisionin “E diela Shqiptare” do ta prezantonte nga shtëpia. Por një javë më pas,vetë Arditi bëri me dije se mjekët i kishin këshilluar regjim absolut dhe për këtë arsye emisioni do moderohej nga të tjerë persona.

Pas këtij njoftimi filluan aludimet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Ardit Gjebreas. Madje disa faqe online kanë përhapur dje lajmin se Gjebrea është transportuar me urgjencë drejt Turqisë. Një lajm ‘fake’ ky që është përgënjeshtruar me mjaft stil nga vet Arditi. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Arditi bën të ditur se është në gjendje të të mirë dhe ndodhet në shtëpinë e tij.