U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, e pëson keq 24-vjeçari nga Elbasani

Një 24-vjeçar nga Elbasani ka përfunduar në prángat e policisë së Pogradecit, pasi u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm. I riu me iniciale S. L., banues në Elbasan, u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.