Trump habit botën me deklaratën e tij ndaj COVID19

Në kohën kur vende të ndryshme janë në garë për gjetjen e një vaksine kundër Covid 19, dhe shumë mendojnë se ajo është zgjidhja e vetme kundër pandemisë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump sjell një tjetër këndvështrim. “Unë thjesht mbështetem tek ajo që thonë mjekët”, u shpreh ai duke shtuar:

“Ky virus do të largohet pa vaksinë. Do të iki, dhe shpresojmë se nuk kemi për ta parë përsëri më për një kohë të gjatë”. Trump shtoi se mund të ketë një hov të ri të sëmundjes në vjeshtë, por ajo sërish ka për të ikur. “Ka pasur viruse ose gripëra që kanë ardhur e ata kanë kërkuar vaksinën për to, dhe nuk e kanë gjetur kurrë. Dhe këto sëmundje janë zhdukur e nuk janë shafqur më.

Edhe ato vɗesin, si cdo gjë tjetër”, ishte komenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë. Deklarata e Trump erdhi në fundin e një jave horŕor për SHBA-në, me lajmet gjatë muajit prill atje kishin humbur punën 20 milionë persona. Ndërkohë, lajmi se sëdhënësja e zv/presidentit Mike Pence, rezultoi pozitive për koronavirusin, e afroi sërish ndjeshëm rrezikun e sëmundjes në rrethin e brendshëm të kreut të shtetit.  Katie Miller, Sekretarja e Shtypit e Pence është edhe bashkëshortja e këshilltarit të Trumpit, Stephen Miller. Më herët rezultoi pozitiv edhe një ndihmës personal i presidentit.