Tre aksidente sot në Elbasan, në Gramsh 6 të plagosur. Detaje

Tre aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan por nuk ka pasur asnjë të plagosur. Në Gjinar një 42- vjeçar humbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga dhe duke u plagosur. Po ashtu në qytet, në rrugën ”Qemal Stafa” një drejtues në gjendje të dehur doli nga rruga dhe u përplas por u kap më pas nga Policia.

Kurse në Godolesh një automjet ka përplasur një motoçikletë. Mësohet se bilanci i aksidentit të djeshëm në Poroçan të Gramshit ka shkuar në 6 të plagosur jashtë rrezikut për jetën dhe 1 viķtime.

(BalkanWeb)