Ti nuk do të jesh kurrë vetëm/ Kushi me fëmijët jetimë: Mesazh solidariteti për njerëzit në nevojë

“Më shumë solidaritet dhe dashuri me njëri-tjetrin, por në mënyrë të veçantë për njerëzit në nevojë”.

Ky ishte mesazhi që përcolli organizimi edhe këtë vit, i traditës së bukur të çeljes së siparit të festave me fëmijët jetimë të Elbasanit.

Deputetja e Elbasanit, Evis Kushi u shpreh sot se:

“Nuk ka motiv më të mirë për t’u ringritur dhe për të ecur përpara sesa janë fëmijët. Me çiltërsinë dhe pafajësinë e tyre, ata meritojnë të shikojnë që jeta po vazhdon, ata meritojnë të gëzojnë dhe të festojnë përsëri këtë prag fundviti.

Prandaj unë nuk mund të mos e vazhdoja edhe këtë vit traditën e bukur të çeljes së siparit të festave me fëmijët jetimë të Elbasanit. Mesazhi që përcollëm edhe këtë herë është për më shumë solidaritet dhe dashuri me njëri-tjetrin, por në mënyrë të veçantë për njerëzit në nevojë.

Këtë herë me mua u bashkuan edhe të rinjtë dhe të rejat e FRESSH Elbasan, të cilët i falenderoj shumë përzemërsisht për dashurinë dhe përkushtimin e treguar në pregatitjen e dhuratave për fëmijët. Shumë faleminderit edhe Bashkisë Elbasan që i qëndron vazhdimisht pranë këtyre fëmijëve me mbështetje dhe politika sociale! Gëzuar dhe një vit i mbarë për të gjithë!”

#TiNukDoJeshKurrëVetëm #Christmas2019