Medical mask on table and woman working from home. Concept of prevention, Quarantine, COVID-19, stay home.

“Temperaturë dhe lodhje, pastaj…”. Mjekja e njohur tregon se si e kaloi Covid-19

Mjekja e njohur, Albana Daka ka folur për infektimin me koronavirus dhe ka treguar se si e ka kaluar. Ajo shpjegoi se përpos vitaminave me sasi të moderuara, ka përdorur dhe lëng selinoje dhe xhinxher pasi kanë efekte anti-inflamatore. “Simptomat e para kanë qenë thjesht dy tre ditë me temperaturë 37.2 dhe 37.5 me pak lodhjen, në javën e dytë pata thjesht humbje të shijes dhe nuhatjes në mënyrë të moderuar. U karantinova 14 ditë bashkë me fëmijët. Nuk pata simptoma të tjera fyti apo kollë, por pata një gjendje psikologjike të qetë.

Kam filluar të përdor vitamina, i marr përvit në muajt e ftohtë pasi dhe imuniteti bëhet më i prekshëm nga sëmundjet stinore. Vazhdova të mërrja vitaminë C nga një gramë në ditë dy javëshin e parë e kalova me 3 gramë, vitaminën D e vazhdova me të njëjtën dozë dhe zinkun.”, tha Daka.