Të gjithë u fokusuan tek marrëveshja Kosovë- Serbi, por ja çfarë na ra në sy neve

Megjithëse të gjithë u fokusuam te marrëveshja e rëndësishme ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën u desh 9 vite bisedime për tu arritur, një detaj që nuk mund të shpëtonte ishte dhe fakti që askush nga personat që ndodheshin në zyrën e Trump nuk mbante maskë. Siç shihet edhe nga fotot të bëra publike për mediat, në një dhomë në të cilën ndodhen mbi 11 persona askush prej tyre nuk e zbaton një nga masat kryesore për të shmangur përhapjen e Covid-19, siç është mbajtja e maskave, por për më tepër askush prej tyre nuk zbaton as masën e distancimit fizik.

Që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, Trump ka pasur diskutime të shumta me drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, për mbajtjen e maskave dhe pas shumë muajsh për herë të parë në muajin korrik ai u pa të vendoste maskën ndërsa vizitonte spitalin ushtarak, Walter Reed në Uashington. Por mesa duket presidenti i SHBA-ve ende nuk i mbështet 100% udhëzimet e doktor Fauci-t./fjala