Të gjithë e njohim Aldon; Kamerieri nga Elbasani që u dhuron klientëve artin e tij

Pothuajse të gjithë e njohim. Të gjithve na ka rastisur të sherbehemi nga ai. Ai quhet Aldo Mema dhe punon kamarier në një nga baret e qytetit të Elbasanit që ndodhet në bulevardin Kozma Naska. Por pak dimë rreth tij. Ai ka përfunduar liceun artistik,për skulpturë. Aldo tregon edhe pse nuk mundi ti vazhdonte studimet e larta dhe shumë nga jeta e tij.

 Përse nuk i vazhdove studimet e larta?

“Sepse konkurrova dhe nuk fitova. Që prej asaj kohe jam marrë me punime të ndryshme, pikturë, pirografi (teknika e djegies së drurit )”

Cfarë punon saktësisht?

“Zakonisht janë dedikime prindërve, gjyshërve,data celibrimi.”

Unë kam parë që punon dhe mirë?

“Punët e fundit janë personazhe të filmave vizatimorë, por jo vetëm.”

Aldo punon si kamarier në një nga baret e bulevardit te Elbasanit, shumë klientë tek ai bëjnë dy porosi të ndryshme, pasi marrin kafen kërkojnë pikturën.

Me çfarë jeton një artist?

“Një artist jeton me çfarë të mundet. Unë për shembull punoj si kamarier me atë punë paguaj faturat. Elbasani është qytet i varfër nuk ka shumë porosi për punime artistike.”

Gjatë periudhës së karantinës shume artista e shfrytëzuan kohë për realizimin e punëve të reja. Po ju si e përjetuat izolimin?

“Dita ishte pothuajse e gjitha bosh, fillova të pikturoja vazot e luleve,muret, çdo gjë.”

Top Channel