Të dehur në timon e dhunë ndaj bashkëshortes, dy të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra shtetasi me inicialet B. C., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet A. K., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokuroisë për veprime të mëtejshme.