Takohen pasardhësit e firmëtarëve të Pavarësisë në Elbasan

Ersi Nishani: Firmëtarët vunë jetën e tyre në rrezik dhe të familjes për të parë Shqipërinë e pavarur

Në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pasardhësit e firmëtarëve janë mbledhur në Elbasan. Mes të pranishmeve ishte dhe Ersi Nishani djali i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili gjithashtu është edhe stërnipi i Qemal Karaosmanit që shoqëroi Aqif Pashën për në Vlorë.

“Unë jam rritur nga dy gjyshër qytetarë të Elbasanit dhe që në fëmijëri kam dëgjuar për historinë e Qemal Karaosmanit. Përfaqësonte një shtresë shqitarësh të cilët vendosën jetën e tyre për t’iu kundërvënë perandorisë Osmane, për të ndërtuar shtetin modern shqiptar. 110 vite nga shpallja e Pavarësisë në Shqipëri duhet thënë ekziston një regjim i ri që po helmon shoqërinë  e Shqipërisë dhe gjithë shoqërinë e Elbasanit. Sot ka krim dhe korrupsion, vlera dhe morali i shoqërisë kanë humbur dhe Elbasani po humbet dita ditës fatkeqësisht edhe identitetin e tij”, ka thënë Ersi Nishani, djali i ish-presidentit Bujar Nishani.

Urimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë iu bashkua edhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i cili propozoi ngritjen e  një memoriali për firmëtarët e pavarësisë në Elbasan.

“Secili prej firmëtarëve duhet të nderohet dhe respektohet dhe të gjithë bashkë duhet të kemi një memorial. Mos harrojmë 25 Nëntori është dita më e madhe e Bashkisë së Elbasanit”, ka thënë Luçiano Boçi.

Për 110-vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria priti urime nga shtete dhe personalitetet të rëndësishëm nga e gjithë bota.

Klan News