“Superheroi i kohëve të errëta që po kalojmë” merr titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Ditën e sotme Bashkia Elbasan ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” një prej doktorëve më të njohur të Shqipërisë, i cili në këto kohë të vështira që po kalojmë ka qenë një burim frymëzimi. Kryetari i Bashkisë Elbasan nëpërmjet një postimi në facebook ka vlerësuar punën e doktorit Tritan Kalo.

Postimi i plotë: Burim i frymezimit ne nje periudhe kaq te veshtire, njeriu qe na ka bere krenar me pergjegjesije e tij sociale te treguar dhe me shpresen qe percillte ne keto dite te jo normale. Gjithmone i qete e i duruar zgjodhi qe te rikthehet nemisionin e tij human per te ndihmuar njerezit edhe pse detyren e tij si mjek  prej 38 vitesh e kishte perfunduar.

Ti je nje njeri i rralle mes te rralleve dhe nuk e teproj kur them se je superheroi i vertet i te perditshmes, i koheve te erreta qe po kalojme.  Jane keto kohe qe nxjerrin ne pah njeriun e vertet brenda nesh me gjithe dashurine, sakrificen, lodhjen e mundimin per te ndihumuar kedo qe eshte ne nevoje.

Jam i lumtur qe sot e pata une kenaqesin te te jepja ty titullin me te larte te Elbasanit tone “Qytetar Nderi” sepse ti je nderi i the gjitheve dhe me ty profesor Tritani ndihemi te gjithe krenar per vlerat dhe perkushtimin qe ke treguar. Bashke do tia dalim, ta largojme kete te keqe qe na ka rrethuar duke u lutur per ata qe nuk jane me mes nesh e duke punuar per nje te ardhme me te mire per te gjithe.

Do tia dalim sepse e dime sa here te gjendemi ne veshtiresi kemi engjellin tone mbrojtes qe nuk do te na lere kurre vetem. Faleminderit profesor Tritan Kalo!  I ben nder Elbasanit!