Super tenderët e ARRSH: Lidhet kontrata për Elbasan-Qafë Thanë, një nga ofertat fituese sa 99% e fondit limit

Gati 4 mld lekë është vlera e tre tenderëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të cilët janë shpallur kompanitë fituese apo është lidhur kontrata. 2.6 mld lekë apo rreth 21.5 mln euro është vlera që pritet të shkojë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, faza I.

Tashmë ARRSH ka lidhur kontratën me kompaninë Alb Buliding, që do të zbatojë punimet, në këtë aks që është klthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve, të cilët duan të aksesojnë juglindjen e vendin kryesisht gjatë fundjavave apo ditëve të festave zyrtare, për shkak të trafikut që krijohet. Për një pjesë të këtij aksi e më konkretisht për segmentin Elbasan-Qukës, vitin  e kaluar u miratua në Kuvend një kredi që do të shpenzohej pikërisht për projektimin.

Huaja u mor në kuadër të një programi të financuar nga qeveria italiane, që kishte si objektiv specifik t’i japte Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë instrumente projektuese menjëherë të tenderueshme për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri – jug dhe lindje – perëndim.

Paralelisht me lidhjen e kësaj kontarte, ARRSH ka shpallur edhe kompaninë fituese për “sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën Tujanit”. Oferta e përzgjedhur kap vlerën e 1.11 mld lekë apo sa 99% e fondit limit të vënë në dispozicion. Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur edhe kompaninë fituese për ndërtimin e Godinës së Qendrës së monitorimit të trafikut. Oferta fituese kap vlerën e 172.2 mln lekëve, pa TVSH.

Ola Mitre / SCAN