“Sot ra maska e fundit”- Bozdo: Rama nuk largohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo ka deklaruar se me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka rënë maska e fundit që i kishte mbetur kryeministrit. Për demokratin, me qëndrimin e sotëm nuk ka person që e bën se Rama do largohet nga pushteti me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për Bozdon, Rama ka hyrë në rrugën e manipulimit pakthim të zgjedhjeve. “Sot ra maska e fundit, në se kishte ngelur një e tillë! Teatri Kombëtar u shemb sot për t’i thënë shqiptarëve se shteti dhe institucionet e tij tashmë përfaqësohen vetëm me fytyrën e ɗhunës se çmendur, me fytyrën e Edi Ramës.

Me këtë akt të përllogaritur me qetësi vŕastare, Edi Rama i komunikon shqiptarëve se është mjaftueshmërisht jashtë kontrolli, i kŕiminalizuar dhe korruptuar sa që me të nuk matet dot askush.  As edhe qëndresa qytetare 3 vjeçare për Teatrin. Shembja e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër politik që synon të tregojë se cili është i forti dhe gangsteri në Shqipëri.

Edi Rama kishte dhënë prova prej vitesh që nuk njihte as demokracinë, as kulturën dhe trashëgiminë e saj, as shtetin ligjor, as dialogun apo qoftë edhe një fije njërzillëk që herë pas here i shoqëron diktatorët si makiazh. Nga sot, nuk ka më njeri që beson se Edi Rama do të largohet nga pushteti me zgjedhje të lira apo të ndershme. Sepse ai ka hyrë në rrugën e manipulimit pakthim të zgjedhjeve.

Ky akt barbar shpresoj të nxjerrë më të mirën tek ne: qytetarinë tonë që në 1990 rrëzoi një ndër regjimet më të țmerrshme të historisë.  Sepse diktatura të këtij lloji, kaq të marra dhe vŕastare, kanë vetëm një mënyrë për tu përmbysur. Të gjithë në shesh, pa asnjë justifikim apo paragjykim. Kjo tashmë është përgjegjesi personale nga vetes, familjes, fëmijëve, përgjegjësi ndaj vendit dhe flamurit”, thekson Bozdo.