Sot mbaj në duar zemrën time të ndarë në dy pjesë, rrëfimi i një nëne

Ishte gjithçka një udhëtim i mahnitshëm, që nga momenti i parë që mësova se isha shtatzënë, derisa i mbajta për herë të parë në duart e mia foshnjat!

Ato do të thoshin bota për mua!

Pra, së pari, ishte e paplanifikuar, por shumë e mirëpritur, ne ishim në një rrëmujë kaq të madhe duke u munduar të futeshim në jetën e re në Mbretërinë e Bashkuar, duke lëvizur në shtëpinë tonë të re, duke u marrë me qindra letra, dokumente, punë të reja etj, dhe nuk ishim akoma duke menduar për të pasur fëmijë, kështu që kur mësova për të më 5 dhjetor, ishte si një dhuratë për të mirëpritur jetën tonë të re, dhe momenti kur i tregova partnerit tim ishte aq emocionues, (të dy filluam të qajmë).

Atëherë fillova të ndjehem e sëmurë, isha shumë e lodhur, nuk mund të haja, nuk duroja dot erën e asgjëje, por kjo zgjati vetëm 3 muajt e parë.

Pastaj, në ditën e Shën Valentinit, ne patëm takimin te mjeku për të parë fëmijën tonë për herë të parë! Nuk mund ta imagjinoni sa emocione kishim !!

Kur vajtem në spital, duke parë përreth gra të tjera shtatzëna, kjo më bëri të ndjeja fluturat në stomak!

Pasi filloi takimi ynë, midis të gjitha emocioneve që po ndjenim, ne në fakt nuk mund të kuptonim asgjë vetëm duke parë në ekran …

5 minuta më vonë, mjeku ynë tha: HEJ, E DINI ÇFARË, UNË PO SHIKOJ DY RRAHJE ZEMRE!

Pra, kjo është fjali që do ta kujtoj gjithmonë, është skalitur në mendjen time përgjithmonë!!

Unë dhe burri im ishim të tronditur sepse asnjëri prej nesh nuk ka binjakë në familjet tona, kështu që kurrë nuk mund ta imagjinonim që mund ta kishim atë fat!

Nga ky moment, filloi e gjithë aventura jonë me shtatzëninë time me 2 fëmijë!

Atëherë gjithçka që donim ishte të dinim për gjininë e bebeve. Në këtë moment një nga ëndrrat e mia më të mëdha u realizua, pasi mësova se do të bëhem nënë e binjakëve identikë, mësova edhe se do të kem dy vajza!

Cfarë ëndrre !!!

Pasi mësuam gjininë në muajin e 5 të shtatzënisë, gjithçka kishte mbetur të bënim ishin blerjet për fëmijët!

Aq sa ishte e lodhshme, ishte edhe argëtuese!

Unë u bëra e varur nga pazaret, sepse doja të merrja gjithçka në dyqane për vajzat e mia, nuk mund të ndalesha!!

Faleminderit Zotit jam shumë e lumtur me blerjet e mia sepse të gjitha markat që zgjodha janë më të mirat, dhe jam shumë e kënaqur që përdor produktet e tyre, rrobat, aksesorët etj …

Ndërkohë, tani që në duar mbaj zemrën time, të ndarë në dy pjesë, bota ime është më e bukur se kurrë!

E gjithë eksperienca ishte e re për mua, që nga lindja me operacion, e cila ishte edhe ndërhyrja kirurgjikale e parë në jetën time, që nga ndjesia e mëmësisë, mbajtja në dorë e dy qenieve të mrekullueshme, të cilat ishin bijat e mia, e deri tek netët pa gjumë, vaktet e ushqimit tashmë pa orar, dhimbjeve, apo ndryshimeve në trup, ndjenja e përgjegjësisë, dashuria e pakushtëzuar që nisa të ndiej, përvojat e reja në çdo çast të ditës me to … e shumë ndjesi të reja, ndryshime, risi, emocione që  ndodhin vetëm prej emrit nënë!

Unë tashmë jam nënë, dhe jam kaq e lumtur!