“Sot jam 40 vjeç, edhe jeta më thërret”, Ledina Çelo është shembulli perfekt pse jeta është më e bukur pas të dyzetave

“Sot jam 40 vjeç, edhe jeta më thërret!” E dimë, kënga origjinale kënduar nga artistja e mirënjohur Vaçe Zela thotë 20, por pasi pamë postimin e fundit të Ledina Çelos nuk mund të mos e besojmë që jeta është aq e bukur pas të dyzetave.

Edhe pse u bënë shumë vite që i mungon skenës, këngëtarja e njohur është e pranishme për ndjekësit shqiptarë falë postimeve të ndryshme në Instagram. Ajo nuk ka ndryshuar aspak, ose thuajse pak nga Ledina e viteve më parë që ndizte Pallatin e Kongreseve dhe duke parë fotografitë që ndan herë pas here nuk mund të mos e kemi zili për linjat e saj FANTASTIIIIIKE.

Sensuale, seksi dhe tërheqëse, këto janë përkufizimet që i rrinë më së miri mamasë së dy fëmijëve. Edhe pse është 45 vjeç, duket se mosha është vetëm një numër për të pasi Ledina mund të sfidojë çdo vajzë më të re me pamjen e saj.

Nje koment

  1. Pingback: 2plastics