Sindroma misterioze që po shqetëson prindërit, “mbushen” spitalet në Britani me fëmijë në kujdes intensive.

Prindërit kanë ngritur alarmin për një sëmundje të ngjashme me Kawasakin që po prek fëmijët dhe dyshohet të ketë lidhje me koronavirusin. Të martën, mjekët u përballën me një rritje të numrit të foshnjave që pranohen në kujdesin intensiv në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të sëmundjes misterioze.

Becky White nga Batley, në perëndim të Yorkshire, tha që djali i saj 18 muajsh Fredi pati një sëmundje prej gjashtë javësh për të cilën beson se ishte Kawasaki dhe frikësohet që simptomat e tij të kthehen. Djali Freddie White kishte sy të kuq të lënduar dhe temperaturë të lartë para gjashtë javësh dhe lëkura filloi ti çahej.

Siç raporton Mail Online, Becky telefonoi mjekun që i tha se simptomat ishin sezonale, por më pas u përkeqësuan. Nëna e tre fëmijëve tha që kruajtja nga gishtat dhe gishtat e këmbëve filloi të përhapet tek krahët e këmbët dhe Fredi pati një skuqje në fytyrë. Sidoqoftë, ata nuk e pranuan fëmijën në spital por i dhanë disa ilaçe. Becky tha që antibiotikët funksionuan, por kur i përfundoi, skuqja u kthye më keq dhe mbuloi tërë trupin e tij.

Kur u kthye në spital, djali u diagnostikua me streptokok, e cila është e ngjashme me ethet e kuqe me simptoma të pucrrave në gjuhë, gjëndra të fryra, skuqje dhe rënie të lëkurës të duarve dhe këmbëve. Fredi mori antibiotikë të ndryshëm për dhjetë ditë dhe ka kaluar një ditë që nuk ka asnjë simptomë.