Si të shmangim lodhjen nga pandemia gjatë sezonit festiv- ja disa këshilla të vyera

Janë bërë muaj të tërë që jetojmë me frikë nga pandemia Covid-19, që ka pushtuar botën. Ndërsa ndodhemi në dhjetor, muajin e festave, atmosfera nuk është si vitin e shkuar. Edhe pse ka shpresë që situata do të normalizohet, për shkak të gjetjes së vaksinës, sërish njerëzit nuk kanë të njëjtin emocion për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kjo ndodh sepse ne nuk mund të shijojmë festat, takimet me miqtë, darkat e vona festive, për shkak të rregullave që janë vendosur. Kështu, ndihemi disi të lodhur dhe të mërzitur në një sezon ku duhet të ishim të lumtur. Kjo është një situatë që nuk e shmangim dot, por mund ta menaxhojmë që festat të mos ikin pa i gëzuar siç duhet.

Kaloni kohë me familjen tuaj, shkëmbeni dhurata dhe shprehni dashurinë. Duhet të keni gatishmërinë dhe të jeni krijues që të kemi pushime të bukura dhe ta presim 2021 me pozitivitet. Nëse këtë vit të afërmit tuaj nuk do të vijnë të festojnë me ju, gëzojuni faktit që ata janë mirë dhe komunikoni vazhdimisht me celular dhe mënyra të tjera të komunikimt digjital.

Gjithashtu, mësoni të menaxhoni kohën, që gjithçka keni planifikuar për të realizuar këtë vit, ta keni mbaruar para se 2021 të vijë. Mjafton të jeni pozitivë dhe festat bëhen vetë të bukura, edhe me Covid-19 të pranishëm.