Shumë prekëse, familjari i shkruan letër të afërmit me Covid përpara kangjellave të ‘Shefqet Ndroqit’

Situata në të dyja spitalet Covid ka qenë e alarmuar gjatë ditëve të fundit, pasi janë vetëhedhur nga dritaret e spitalit 2 pacientë, një prej tyre mbrëmjen e djeshme. Por një situatë tejet prekëse është kapur gjatë ditës së sotme përpara spitalit, ku një familjar po i shkruan të afërmit të tij një letër me dorë.

Kjo panoramë prekëse është shkrepur ditën e sotme jashtë kangjellave të këtij spitali, ku të afërmit presin me ditë të tëra në pritje që shëndeti i të afërmve të tyre të përmirësohet. Dje u hodh nga kati i katërt Hasan Mira, 65-vjeçi cili ishte shtruar prej dy ditësh në spital dhe ndodhej në kushte të rënduara psikologjike.