Shqipëria në listen e kuqe për shkak të COVID 19. Një tjetër vend ia “mbyll derën”.

Një shtet tjetër i është shtuar listës së vendeve që e kanë futur Shqipërinë në zonën e kuqe. Për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19, qeveria hungareze ka vendosur të mbyllë kufijtë për disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nisur nga mesnata e së martës. Lista e shteteve që nuk do të mund të hyjnë në territorin hungarez:

Shqipëria; Bosnja dhe Hercegovina; Kosova; Maqedonia e Veriut; Moldavia; Mali i Zi; Serbia; Ukraina;

Si dhe pothuajse në të gjitha vendet aziatike dhe afrikane. Hungaria ka publikuar edhe një listë të shteteve, qytetarët e së cilave mund të hyjnë në vend, por pasi t’i jenë nënshtruar kontrollit mjekësor dhe karantinimit. Gjithashtu, qytetarët e këtyre vendeve brenda 5 ditëve duhet të kenë bërë 2 teste që të kenë rezultuar negative, në mënyrë që të hyjnë në territorin hungarez.

Shtetet për të cilat vlejnë këto rregulla janë: Bullgaria; Portugalia; Suedia; Rumania; Anglia; Norvegjia; Rusia; Japoni; Kinë; SH.B.A.