Shqipe Hysenaj bën lëvizjen e papritur. “Kam qef të bëhem…” Deklaratë e fortë pas publikimit të fotos

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” dhe ka konfirmuar se do t’i futet rrugës së politikës. Deklarata e saj vjen disa ditë pas publikimit të fotos në rrjetet sociale ku shfaqej krah kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Shqipja pohon se do të jetë pjesë e LSI-së.

“Zëri im… unë e kam thënë edhe më përpara, zëri im është fiks për parlament, në qoftë se më fikin mikrofonin, unë edhe aty do të dëgjohem, e ngrej volumin shumë vetë… Kam qef të bëhem deputete… por mendoj që shkallët ngjiten një nga një, avash-avash edhe alfabeti fillon nga A-ja deri tek Zh-ja, unë nuk mund ta çoj direkt tek Zh-ja.”, u shpreh Shqipja.

Në fillim të intervistës, Shqipja u shpreh se lùfta mbaroi dhe e rëndësishme për të ishte të vendoste drejtësi në vend dhe ajo e shijoi. E vetmja bombë e fundit sipas saj është rruga drejt politikës!