Shkon të ngushtojë unazën e fejesës, gruaja bën zbulimin e sikletshëm dhe më pas merr vendimin drastik

Një grua tregoi në rrjetin social Reddit, se së fundmi shkoi në dyqanin e njohur Tiffany për të ngushtuar pas gishtit unazën. Por pasi shkoi në dyqan, zbuloi një të vërtetë të sikletshme.

Ajo nuk kishte kërkuar mendimin e partnerit, por u paraqit personalisht me kutinë e unazës Tiffany. Aty zbuloi se ishte e rremë.

Kjo pasi dyqani nuk e njohu unazën si të tijën, duke thënë se nuk ishte e tyre, por e rremë. Kur kërkoi sqarime duke menduar se e kishte marrë nga një dorë e dytë online, ai u inatos, duke e akuzuar se donte që të kontrollonte.

Ai insistonte që të thoshte se e kishte blerë unazën tek Tiffany, por në rrjetin social, gruaja tha se nuk di nëse do të martohet më.