Sherr në familje, ndërrojnë jetë babë e bir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona babë e bir.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain, të cilin e ka plagosur.

Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital, pasi ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, në incident është përfshirë edhe djali tjetër i familjes, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain, ka vrarë vëllain e tij.

Sipas burimeve për mediet kosovare, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq./Express/