Sërish numër i lartë infektimesh, shënohen 9 humbje jete. Ja sa raste në Elbasan

Sërish Shqipëria ka shënuar një numër të lartë infektimesh me Covid-19. Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 321 persona. Ndërkohë bilanc negativ është edhe për sa u përket numrit të vdêkjêve, ku ashtu si dje Shqipëria ka shënuar 9 jetë të humbura për shkak të covid-19. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana,  67 vjeçar nga Mallakastra,  74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1446 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 321 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 321

Të shëruar ne 24 orë 121

Të shtruar në spitale 328

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 1446

Testime totale 126,692

Raste pozitive 21,523

Raste të shëruara 11,367

Raste Aktive 9,629

Humbje jete 527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4896

Durrës 879

Fier 731

Korçë 595

Shkodër 539

Lezhë 434

Elbasan 431

Vlorë 397

Berat 287

Kukës 200

Gjirokastër 144

Dibër 96

Top Channel