Sërish aksident në Elbasan, 4 makina përplasen njëra pas tjetrës (Foto)

Nuk kanë të ndalur aksidentet sot në qytetin e Elbasanit. Pas ajsidentit të raportuar një orë më parë një tjetër aksident ka ndodhur në akset e këtij qyteti. Sipas informacioneve, 4 makina janë përplasur njëra pas tjetrës në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afersi të fshatit Paper. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale.

Akoma nuk dihet shkaku se përse ka ndodhur përplasja e makinave, por lagështia në rrugë dukët se mund të jetë një ndër shkaqet.

Ky është aksidenti i tretë i ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Policia ndodhet nw vendngjarje dhe po heton shkaqet.