Sëmundja e mposhti; Ditë e trishtë për futbollin shqiptar, humb jetën arbitri i njohur. Emri

Shuhet Sazan Velçani, ish-arbitri i njohur shqiptar, i cili prej disa kohësh po luftonte kundër një sëmundjeje të rëndë. Madje, përpara disa kohësh, u mblodhën edhe fonde që ai të merrte ndihmë më të specializuar në Itali. Prej muajsh Velçani po kurohej në Leçe, me shpresën se do të shërohej dhe do t’i kthehej jetës normale, mirëpo sëmundja rezultoi të kishte qenë më e fortë se ish-arbitri i FIFA-s, i cili mbrëmjen e djeshme e humbi jetën.

Ka qenë djali i tij, Geisi Velçani, i cili ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale: “Me hidhërimin më të madh po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babit, njeriut më të shtrenjtë. Do na mungosh shumë dhe do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.

(Descript.al)