Saimir Kodra flet për herë të parë: Ika nga Top Channel për lekë, pagova kredinë me rrogën e Agon-it

Ka disa vite që ka ndodhur, por largimi i tij nga televizioni kombetar Top Channel bëri zhurmë sepse u shoqërua me gjyqe e gjoba. I ftuar në taksinë e Rudinës në “Mos i fol shoferit”, Saimir Kodra ka folur edhe për largimin nga Top Channel. Saimiri ka thënë se çështja i ka kaluar Gjykatës së Lartë.

Top Channel i kishte kërkuar 12 milionë lekë dëmshpërblim, pasi u largua. Sipas tyre, Saimiri nuk duhej të bënte të njëjtin program për një vit. Ai e bëri te Agoni, menjëherë dhe tha se bëri mirë, pasi kishte marrë shumë para dhe kishte mbyllur kreditë.

Kodra ka deklaruar se nuk do të kthehej në asnjë mënyrë në “Top Channel”.

“Nuk ka qenë aspak e vështirë largimi nga “Top Channel” në momentin që ika të gjithë po më thoshin që tani që ike nga ‘Topi’ more fund. Por unë mora guximin dhe duke pasur shumë eksperiencë mendoja se ishte diçka që mund ta bëja. Unë kisha arritur pjekurinë time gazetareske dhe sigurisht që ika duke vënë një bast të fort me veten, them se e kam fituar. Dua tu them shumë drejtuesve të medieve se nuk është televizioni që të bënë, por janë njerëzit që e bëjnë televizionin. Sot ka në Tiranë miliarderë që mund të blejnë aparaturat nga e para dhe të ngrenë televizionin, puna është kush do t’i përdori. Sigurisht që televizioni ku punon është një prezantim se çfarë bënë ti dhe se sa shtrihet produksioni jot, por më të rëndësishëm janë njerëzit”-ka deklaruar Kodra.

I pyetur nga Rudina nëse e ka mbyllur apo jo gjyqin me “Top Channel” ai përgjigjet se ata pasi u largua nga TCH-ja i kërkuan që nuk do të drejtonte një emision të ngjashëm si ai i “Fiks Fare” për një vit pasi ishte larguar, dhe për këtë e kanë gjobitur.

“Jo nuk e kam mbyllur akoma, është në gjykatë të Lartë. Pasi punova nja 15 vjet për “Top Channel” më kërkuan dhe 12 milionë lekë dëmshpërblim pse u largova, me thanë që një vit ti nuk duhet të bësh të tillë emision sepse ne të kemi paguar.

Ndërsa për kolegun e tij Gent Zeneli ai është shprehur se e ka shumë mik dhe se gjatë regjistrimit të emisionit ata nuk bëjnë dubla, çfarë del në ekran është regjistrimi i tyre i parë. “Po na kërkuan dubla ne ikëm sepse nuk e bëjmë dot, ne nuk kemi tekst, ne e bejme çdo gjë spontanisht.”

“ eksperienca ime në “Agon Channel” ka qenë shume e bukur, një bast shumë i fortë që e fituam dhe unë dhe Genti dhe shumë rentabël në para, ishte shumë i mirë, pavarësisht se Edi Ramës i vinte inat që ne merrnin aq lek, por na bëri mirë sepse mbyllëm ca kredi nëpër banka, kjo ishe një nga arsyet që ika nga ‘Topi’, për të mbyllura kredi që kisha, i bëra llogaritë me laps në dorë, mbylla llogari bankare për 25 vite. Mund të shkoj të ‘Agoni’ nëse hapet, te ‘Ora’ por tek ‘Topi’ nuk iki”- ka deklaruar Saimir Kodra.