“Sa shumë i jam lutur Norës”, Ministri Klosi tregon anën tjetër si bashkëshort dhe baba

E diela është e shenjtë për familjen Klosi, sepse janë gjithmonë të katër, prindërit me dy fëmijët, Amblën dhe Aronin. Ministri i Turizmit foli hapur në një intervistë ndryshe përballë fëmijëve të “Piter Pan” për Blendi Klosin si bashkëshort dhe baba. “Të kryqëzojmë gishtat dhe mos na marrin mësysh, janë këto fotot e ditës së diel që ne nuk i ndahemi njëri tjetrit.  Mezi pres të vij dita e diel dhe ne përpiqemi të rrimë të katërt bashkë. Jemi të gjithë bashkë.

Tre gjërat që bëj cdo ditë janë, puth fëmijët, shkoj në punë dhe mendoj çfarë duhet të bëj ndonjë gjë të mirë dhe t’iu pëlqejë njerëzve, dhe i porosis fëmijët të mësojnë sa më shumë”, tha Klosi.

Porosia që i jep bashkëshortja, Nora, më shpesh: “Mos t’i them gjithë kohës na gatuaj ndonjë gjë. Unë s’di fare të gatuaj”.

Ndërsa në fund të emisionit fëmijët u shfaqën në skenë, një nga pyetet që i bënë ishte: Si të bëri mami për vete? Dhe ministri iu përgjigj: “Sa shumë i jam lutur, por nuk i di ti të gjitha”.