Sa bukur; Klea dhe Elgiti bëhen prindër për herë të parë, me foton e veçantë zbulojnë emrin e vogëlushit

Çifti i njohur i artistëve, Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë dhënë vetë çifti, përmes postimeve në rrjete sociale ku kanë zbuluar edhe emrin e vogëlushit te sapoardhur ne jete. Ata kanë vendosur ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Krid.

“Të dashurojmë Krid 04/06/2020 . E paç jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ?? zot faleminderit. Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston”, ka shkruar Huta krah postimit të fundit në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar falenderimet dhe për stafin mjekësor që është kujdesur për të.

Ndërsa Elgiti ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të ëmbla dashurisë së jetës së tij. “Pak nga pak ne po formojme pazellin e jetes tone te dua @kleahuta te dua #KRID”, ka shkruar kantautori në postimin e fundit. Me siguri dyshja është duke përjetuar emocionet më të forta pas këtij momenti kaq special në jetën e tyre. Komentet e ndjekësve dhe miqve të Kleas dhe Elgitit kanë qenë të shumta, duke i uruar atyre vetëm lumturi tani që familja u tyre u shtua me një anëtar të ri, i cili me siguri do të sjellë shumë gëzim në familjen e tyre./revistawho.com