Rudina Xhunga, mesazh për vajzat e Instagramit pas vetëflijimit të nënës nga Saranda

Një 37-vjeçare nga Saranda i dha fund jetës duke u vetëhelmuar pasi dyshohet se ish-bashkëshorti mori kujdestarinë e vajzës 12-vjeçare. gjarja tronditi opinion publik, duke sjellë reagime të shumta. jë reagim në lidhje me ngjarjen ka bërë edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila shkruan për realitetin e vajzave të Instagramit dhe për realitetin e trishtë të ngjarjeve që ndodhin jashtë rrjeteve sociale.
Reagimi i plotë:
Ne Shqiperine, jashte instagramit, nje nene 37 vjecare, sot, humbi jeten. Pas ndarjes nga bashkeshorti, Gjykata vendosi qe vajza e saj 12 vjecare duhej te jetonte me babain, i cili u largua me te voglen, ne Itali. Nena nuk e perballoi dot. E isen me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Eshte e veshtire t’ia dalesh, kur te largojne nga femija. Sepse nuk gjen shume arsye te jetosh.
Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne më, qyshkur gjykatat iu kane marre femijet. Vajza te instagramit, kur bota eshte e padrejte, e keqja vjen e te gjen. E nuk ka instagram qe te te beje te buzeqeshesh me. Ndaj duhet te kerkojme, sot, kush ia mori jeten Elones. Ishte njera nga ne. Sot jemi nje me pak.