Rudina Hajdari kandidon në Elbasan, por nuk di si bëhet …

Deputetja, Rudina Hajdari do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit si anëtare e partisë “Nisma Thurje” për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë lajm e ka dhënë përmes një videoje në profilin e saj në Facebook, ku u bën thirrje të gjithë të rinjve t’i bashkohen nismës “Thurje”. Mbrëmjen e sotshme, Rudina Hajdari ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Palomën në Top Albania Radio.

E pyetur se pse ka zgjedhur pikërisht Elbasanin si kandidadurë, ajo rrëfen se ka lidhje të fortë me familjen e saj dhe vendlindjen. Por Salsano e ngacmon duke e pyetur nëse di si gatuhet ballokumja, e cila konsiderohet si ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit.

Rudina qesh… sheqer… ujë…

Paloma: E bëre sheqerpare…

Salsano: Duhet e miell misri…

Rudina: Janë gjera të thjeshta… por t’i nuk të lë të flasësh (i drejtohet Salsanos)