Rritet rreziku, dy raste të tjera në Elbasan, një punonjës policie i infektuar

Një punonjës i policisë së Elbasanit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duke rikthyer panikun e infektimeve masive për shkak të virusit në institucionet publike. Ende nuk ka një përgjigje të saktë Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit se si do të veprohet në rastin e këtij punonjësi policie, pra do të ketë ose jo vendosje të komisariatit në karantinë, pasi rasti në fjalë është referuar si rast i kryeqytetit përderisa punonjësi i policisë është banues në Tiranë, por punonjës në Elbasan.

Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik do të vendosë për zbatimin e protokollit në lidhje me komisariatin e Elbasanit, rasti i dytë i identifikuar me Covid-19, I juristes se UE edhe ky një rast që mund të kthehet në burim infeksioni.

Shkon në këtë mënyrë në 9 numri i të prekurve me covid 19 në qarkun e Elbasanit, dy prej të cilëve në Bashkinë e Belshit dhe pjesa tjetër në Bashkinë e Elbasanit. Shumica e rasteve janë raste të cilat janë infektuar në kryeqytet.