Rritet numri i të infektuarve me koronavirus por ka një lajm të mire.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë është rritur gjatë ditës së sotme. Të dhënate bëra me dije gjatë përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 16 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi i mirë është se krahasuar me një ditë më parë, rastet e reja janë më pak. (Te shtune dhe te diele, 29 dhe 28 raste).

Kujtojmë po ashtu se numri i viktimave është rritur në 21 persona. Ka ndërruar jetë mbrëmë trajneri i boksit, Skënder Kurti, 61-vjecari që pak ditë më parë u kthye në jetë falë mjekëve te Infektivi, por që nuk arriti ta mposhtëte dot koronavirusin.

Shkodra, Tirana dhe Hasi janë tre qyteti ku shifrat janë rritur me shpejtësi si dhe janë “shembull” i keq që mos respektimi i distancimit social është shkaktari kryesor për rritjen e bilancit të të infektuarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 – Tiranë           177 raste

– Durrës           38 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         10 raste

– Fier                26 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             16 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër         44 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat              2 rast

– Has                12 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë           3 raste

Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike”, njofton Ministria e Shëndetësisë.