Rosela Gjylbegu na preku të gjithëve: E kam përjetuar një herë një dhimbje të madhe, nuk e di nëse…

Rosela Gjylbegu ka folur sërish për humbjen më të madhe që ka patur në jetë, atë të babait të saj që e tronditi para disa viteve. E ftuar në ‘Abc e pasdites’, Gjylbegu tha se dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë nuk kalon kurrë, thjesht mësohet me mungesën. Këngëtarja shtoi më tej se i kërkon vdêkjes që t’i qëndrojë larg sepse nuk mund që të përballojë edhe një tjetër dhimbje të madhe, sepse e ka përjetuar tashmë.

 “Nuk kalon dhimbja, thjesht jeton dhe mësohesh me mungesën. Nuk ka asnjë ditë pa të cilën unë nuk e mendoj tim atë. Shpesh herë them po sikur të ishte babi ç’a do më thoshte. Vdêkjes do t’i thoja më rri larg, më rri shumë larg se e kam përjetuar një dhimbje të madhe kështu që kam nevojë të jetoj dhe ka kohë për atë,”- tha Gjylbegu