Investimet nuk ndalen/ Bashkia Elbasan tjetër investim në rrugët e qytetit. Ja ku ka ndërhyrë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla me praninë e kryeministrit, Edi Rama inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e  rrugës “Iljaz Kosova” në Elbasan. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se investimi që po kryhet në këtë rrugë është një tjetër premtim i mbajtur për banorët e kësaj zone.

Sipas Ballës investimet do të vijojnë dhe më tej me të gjitha rrugët dhe rrugicat lidhëse, për ta transformuar tërësisht gjithë Fushëmbretin. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Rikonstruksioni i Rrugës “Iljaz Kosova” në Elbasan ishte një fjalë e dhënë dhe e mbajtur, sikurse do të vazhdojmë me të gjitha rrugët dhe rrugicat lidhëse, për ta transformuar tërësisht gjithë Fushëmbretin.